Valon Grabovci: Zhvillimi ekonomik, prioritet i imi dhe PDK-së
30 shtator 2019
| 16:47
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Valon Grabovci, duke komentuar një analizë të Bankës Botërore për të berit biznes në vendin tonë, ka thënë se prioritet i tij dhe i kësaj partie do të jetë zhvillimi ekonomik.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, Banka Botërore e paska renditur Kosovën në top 20-shën e vendeve që e kanë përmirësuar klimën e të bërit biznes. Kosova ka bërë përmirësime në zbatimin e kontratave, përmirësimi me furnizim me energji elektrike, mbrojtjen e investitorëve. Pra ne nuk do të ndalemi. Zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet i imi për ju. Bashkë ndërtojmë të ardhmen për ty dhe shtetin”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/