Valon Kryeziu zgjedhet kryetar i PDK-së për Suedi
Partia Demokratike e Kosovës, vazhdon konsolidimin e saj si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.
Tashmë në të gjitha shtetet evropiane kanë filluar të riorganizohen degët dhe strukturat e kësaj partia. Edhe në shtetin suedez tashmë është mbajtur Kuvendi zgjedhor dhe është zgjedhur kryetari dhe kryesia e kësaj partie në Suedi. Kryetar i PDK-së për Suedi është zgjedhur Valon Kryeziu. Kështu kanë bërë të ditur përmes llogarisë së tyre në “Facebook” vet dega e kësaj partie.
Njoftimi i plotë:
Të dielën, më datë 13 mars 2022, Partia Demokratike e Kosovës Dega në Suedi ka mbajtur Kuvendin zgjedhor dhe ka bërë zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Degës. Pas tri javësh pikërisht me datën 3 prill është mbledhur kryesia e kësaj partie dhe janë diskutuar shumë çështje.
Aty u diskutua për mundësitë e formimit të Nëndegëve dhe mënyrat e bashkëpunimit në këtë drejtim. Disa anëtarë të Kryesisë morën edhe angazhime shtesë për mbarëvajtjen e punimeve të disa Nëndegëve që pritet të formohen shumë shpejtë.
Pas një pune të jashtëzakonshme dhe një angazhimi direkt të Kryetarit të PDK-së, në Suedi, sot po ashtu u bë edhe përurimi dhe funksionalizimi i sallës së konferencave dhe zyrës së PDK-së, Dega-Suedi.
Dega e PDK-së në Suedi po forcohet çdo ditë e më shumë. Vet fakti se shumë shpejt pritet edhe formimi i disa Nëndegëve, tregon se ka një interesim të jashtëzakonshëm të shqiptarëve këtu.
PDK si një parti shtet ndërtuese po pritet jashtëzakonisht shumë mirë nga bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Suedi.
Partia Demokratike e Kosovës me formimin e Degës në Suedi ka hapur dyert e saja, ku ia mundëson secilit prej nesh që të bashkohemi dhe ta forcojmë Partinë Demokratike të Kosovës, ku rrjedhimisht e forcojmë edhe vendin tonë duke kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e shtetit tonë.