Valon Murati kujton bashkëluftëtarin Bedri Bajramin në 21-vjetorin e vrasjes
28 janar 2020
| 10:13
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Valon Murati, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka kujtuar ish-bashkëluftëtarin e tij Bedri Bajramin, i cili 21 vjet më parë, në një betejë me forcat armike, është vrarë.
Postimi i plotë i Muratit:
Sot u bënë 21 vjet pa Bedri Bajramin – Bedin, shembull për shokët, një shpirt i madh njeriu, luftëtar e komdandant i radhëve të para të UÇK-së. Do të mbetet përherë në kujtimin e popullit shqiptar dhe në themelet e lirisë së Kosovës.
I përhershëm qoftë kujtimi për ty shok i dashur!