Valon Murati: Lulëzim Krasniqi do to të mbetet i paharruar në kujtimet tona

02 prill 2021 | 11:16

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka ngushëlluar familjen Krasniqi  dhe bashkëluftëtarët e UÇK-së me rastin e vdekjes se Lulëzim Krasniqit, i cili ka humbur betejën me Covid.

Murati ka thënë se Krasniqi do të mbetet i paharruar në kujtimet e tij si një luftëtar i cili ka dhënë shumë për vendin.

“Pas një beteje të ashpër me Covid-19 na paska lënë shoku i gjeneratës në Gjimnazin ‘Sami Frashëri’ dhe bashkëluftëtari i UÇK-së, Lulëzim Krasniqi – Arbanasi. Do të mbetesh i paharruar në kujtimet tona shok i dashur. Prehu në paqe nën çatinë e Çiçavicës në Zhilivodë, në tokën e Kosovës që aq shumë e deshe. Ngushëllime familjes së afërt, shokëve e bashkëluftëtarëve të UÇK-së, sidomos atyre të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës”, ka shkruar Murati në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar…