Valon Murtezaj tregon se cilat poste qeveritare duhet të shkëlqejnë
Anëtari i Kryesisë se LDK-së, Valon Murtezaj, ka bërë me dije se secili sektor qeveritar është i rëndësishëm, dhe në secilin duhet lidership i vërtetë, për të bërë reformat e duhura.
Në profilin e tij në “Facebook”, Murtezaj, ka shkruar se në qeverinë e ardhshme duhet të shkëlqejnë kryeministri dhe ministri i punëve të jashtme.
“Duke pasur parasysh gjendjen e Kosovës dhe vlerësimin e zhvillimeve në Kosovë dhe për Kosovën, pra, të kaluarën historike, situatën sot, dhe projeksionin për të ardhmen evropiane, dy pozicione qeveritare duhet të shkëlqejnë: Kryeministri, dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Në këto dy pozicione duhet të jenë personalitetet që kanë çdo derë të hapur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Pra, nuk mjafton epiteti i/e mirë është; as shumë i/e mirë; Për këto pozicione duhet thjeshtë njerëz me reputacion të shkëlqyeshëm ndërkombëtar” ”, ka shkruar ai, duke shtuar se në të kundërtën do të vazhdohet të sillemi në qarkun e brendshëm, duke kritikuar njeri-tjetrin.
“Ndryshe, do të vazhdojmë të sillemi në qarkun tonë të brendshëm, qoftë duke e luftuar njëri tjetrin; apo herë duke lavdëruar njëri tjetrin, por efekti i forcimit të pozitës së Kosovës në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare do jetë zero. Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidimin e zonjës Vjosa Osmani, tanimë ka dhënë mundësinë më të mirë për Kryeministren e Kosovës.”, ka shkruar Murtezaj.
/Epoka e re/