Valon Ramadani kërkon mbështetje në garën për deputet të Vetëvendosjes

18 shtator 2019 | 16:30

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka kërkuar nga mbështetjen e qytetarëve të Kosovës në garën për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka thënë se si deputet do të vazhdoj të punojë për popullin dhe republikën e Kosovës.

“Sot unë jam pjesë e listës së Lëvizjes për deputet, pasi jam i bindur se vetëm me Lëvizjen vjen ndryshimi, e me Albin Kurtin kryeministër, emëruesin e përbashkët të dijes e vendosmëri, vullnetit të hekurt, për t’ia kthyer dinjitetin qytetarit e zhvillimin Kosovës”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Të nderuar qytetarë,

Besoj se shumë prej jush ashtu si edhe unë keni qenë dëshmitarë apo edhe vetë e keni përjetuar diskriminimin e keqtrajtimin nga ana e pushtetit.

Ashtu si edhe unë jeni lodhur me pritjet në sportelet e institucioneve publike, e në hollët e spitaleve ku mungon pothuajse gjithçka, madje edhe mjetet më të thjeshta për mjekim.

Ju ka ardhur në maje të hundës keqtrajtimi që ju bëhet të rinjve të cilët nuk mund të gjejnë një vend pune po nuk njohën dikë në institucionet publike, prej nga punësohen të tjerë edhe pa konkurruar, e doni që të mos vazhdojë ky mos vlerësim i pensionistëve, prindërve tanë, të cilët duhet të presin në radhë për një pension që nuk mbulon as shpenzimet e ilaçeve.

Kur edhe gjykatësit nuk vendosin drejtësi, se ka humbur vlera e të vërtetës, gjendja përveçse normale nuk është, nuk kërkon përshtatje por ndryshim. Ne jemi ata që çdo ditë po përballemi me këto probleme dhe ne jemi ata që mund të themi mjaft, ta ndalim këtë keq qeverisje me votën tonë.

Pak javë na ndajnë nga zgjedhjet të cilat do të jenë vendimtare për Kosovën, prandaj duhet të mobilizohemi, të flasim me secilin qytetarë, në secilën lagje e me çdo familje, për ndryshimin e nevojshëm e të domosdoshëm të cilin duhet ta kërkojmë me ngulm.

Sot unë jam pjesë e listës së Lëvizjes për deputet, pasi jam i bindur se vetëm me Lëvizjen vjen ndryshimi, e me Albin Kurtin kryeministër, emëruesin e përbashkët të dijes e vendosmëri, vullnetit të hekurt, për t’ia kthyer dinjitetin qytetarit e zhvillimin Kosovës.

Prandaj kërkojë mbështetjen tuaj për vete e për Lëvizjen, që do të punojë për popullin e për Republikën.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/ValonRamadaniVV/photos/a.636463846442741/2485823998173374/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjedisi i parashikueshëm legjislativ dhe rregullativ, funksionalizimi i ekonomisë së…