Valon Syla: Albin Kurti shkoi në Skënderaj për të provokuar tensione

01 shkurt 2021 | 22:22

Gazetari Valon Syla ka shkruar për vizitën e kreut të VV-së, Albin Kurti në Skenderaj, ku u prit me brohoritma nga disa qytetarë.

Syla ka shkruar se tendenca e Kurtit për të provokuar tensione në Skënderaj, është manovër e tij elektorale, pas arrestimit të krerëve të UÇK-së.

“Tendenca e Albin Kurtit me provoku tensione në Skenderaj, është manovër elektorale, pas gëzimit të burgosjes të Liderëve të UÇK’së duke i thënë Thaçit, Hashim Shko në Hagë, ai shfaqet në Drenicë, ditën e njohjes nga Izraeli… për të prodhuar lajm konflikti… për ta turbulluar njohjen që vjen nga marrëveshja me SHBA, të cilën ai e kundërshtoi. E njejta i ndodhi edhe në Veri…

Pse po prodhon konflikt? Pse gjithmonë Albini dëshiron me një rrenë, me mbulu një rren të vetën të mëhershme, me një konflikt, një tension… pse ka qef ky me bo llugë?

Çka lype vota në Skenderaj, kur i shave qe 20 vjet. Çka po pret? Vota… apo një viktimizim të ri… kishe Drenica kundër teje, që ta përdorërsh politikisht për polarizim.

Ai e thirri njësinë speciale për të ikur nga vendi i ngjarjes… derisa Drenica i fishkëllon. Edhe këtë mundohet ta shes në Prishtinë si refuzim nga Drenica… si polarizim edhe i më tejshëm politik. Po vjen ndryshimi. Veç po shihet.”, ka shkruar ndër të tjera Syla.

Gjatë vizitës së tij në Skenderaj, Kurti nuk është pritur mirë nga një grip qytetarësh që brohorisnin “Thaçi, Thaçi” dhe “UÇK.UÇK”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Preokupime për jetë më të mirë jashtë Atdheut... Shkruan: Afrim…