Valon Syla e quan partinë e Kurtit të mbushur me marksistë dhe mesjetarë

28 shtator 2022 | 08:34

Gazetari Valon Syla ka pyetur se pse hoxhallarët po kërkojnë që të ndërpritet greva.

Fillimisht ai Ardian Golën e quan “islamist”, duke vazhduar me myftiun Naim Tërnava që të martën doli në një konferencë për media dhe kërkoi ndërprerjen e grevës.

Po ashtu, Syla citoi edhe Osman Musliun që tha se “kurrë nuk ka marrë rrugë”.

E përmendi edhe drekën me pasul që Kurti e kishte me Osman Musliun.

E përmend edhe terroristin Lavderim Muhaxherin i cili u vra në luftën e Sirisë, thotë se “edhe ai do ta bënte të njëjtën kërkesë kundër grevës”.

Postimi i plotë:

Hej çfarë kombinimi interesant. Janë çu hoxhallarët kunder protestave, pasi që ky islamisti Gola si kryenegociator i VV’së deshtoj me bind SBASHK’un. Ky pak edhe me tarikate dështoi. Menihere u çu pas tij Naim Tërrnava si origjinal Suni, me konferencë dhe me zgjidhje…

Mulla Osmani MC R&B tha qe 38 vjet skam marrë rrogë. Çka kanë mësuesit që po lypin. Pytja është kush ja u paska jep rrogën Hoxhës qê hajke pasul me Albin Kurtin.

Ka vdek Lavdrim Muhaxheri. Në fakt e kanë vra. Se edhe ato me thirrë mangut me Rrahman Jasharin ndoshta e kish bind.

Keni lujtë, përnime. Ju jeni minimarksista, ju kam thonë ma heret. Por tash po ja u shtoj edhe mesjetar. Pra ju VV jeni një turmë minimarksiste-mesjetare.

Pra kifle, kunxha, tomël, ujë të kamarierit, hoxhë me pasul dhe negociata me BIK me mësuesa.

Allahu Azoegjel dhe Vetëvendosje… hajant në burg. Kishe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka thënë…