Valon Syla i del në mbrojtje diasporës, kjo është arsyeja

03 shtator 2021 | 15:38

Gazetari Valon Syla, i ka dalë në mbrojtje të diasporës kpasi ndaj tyre është drejtuar gishti për përkeqësimin ekstrem të situatës pandemike në vend.

Ai ka thënë se për këtë situatë nuk ka faj diaspora, por Qeveria e Kosovës.

Çka niva diçka që po i fajësojnë diasporën? Faj ka Qeveria Albin Kurti që i lejoi dasmat dhe klubet e natës… një pjesë e fajit është edhe turma e madhe në aeroport. Faj kanë institucionet që lëshuan teste fallco, përderisa, 133 mijë vaksina i gjuajtën në bërllok. Tash s’ka mbet tjetër veç me i njeh viktimat edhe me leshu dënime të mëdha mbare e mbrapsht… por do të dënoheni në zgjedhje”, ka shkruar Syla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mensur Shaqiri është shembulli më i mirë se si njeriu…