Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
04 qershor 2024
| 21:16
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila fliste me Milan Radojçiqin, atëherë funksionar i Listës Serbe.
Syla ka thënë se Kusari-Lila nëse nuk do të ishte e besuara e kryeministrit Albin Kurti, atëherë pse Kurti e merr atë në çdo takim të rëndësishëm.
“Pse në takimet kryesore Albin Kurti e merr Mimoza Kusari-Lilën, ose pse e ka shefe të grupit parlamentar një anëtare që nuk e ka pjesë të partisë së rëndësishme. Takimin e fundit me Memlin ishte Mimoza, nuk ishte Liburni apo Xhelali, nëse Mimoza Kusari-Lila nuk është e besueshmja e kryeministrit atëherë çka po e merr në takime shumë të rëndësishme”, ka thënë Syla.