Valon Syla në një përballje me Zanën Avdiu: Pensionerët nga LDK te VV dhe nostalgjia për Jugosllavinë
Gazetari Valon Syla dhe aktivistja Zana Avdiu kanë pasur një përballje gjatë diskutimit në “Pressing” të T7 ku po flitet për opozitën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Syla ka thënë se “ka elektorat që kanë nostalgji për Jugosllavinë dhe ka politikanë që marrin votat duke ofenduar krerët e UÇK-së”.
Me këtë pretendim nuk u pajtua Zana Avdiu, e cila tha se “nuk mund të marrësh vota duke sharë krerët e UÇK-së”.
Syla: Një pjesë e madhe e elektoratit kosovar janë pasardhës të një sistemi që iu ka prish rehatia me ardhjen e UÇK-së
Avdiu: Valon i ka marrë 50%, që kanë votu. Ma shumë votojnë të rinj VV-në
Syla: Po a i ka pas LDK-ja pensionistat, e sot janë me Albin Kurtin sepse është ajo sturkturë”.
Avdiu: Unë mendoj që nuk fiton vota duke i sha liderët e UÇK-së. /Express