Valon Syla për intervistën e Vjosa Osmanit në BBC: Ajo s’vjen prej xhenetit, por prej LDK-së

18 mars 2021 | 21:32

Gazetari Valon Syla ka thënë se deklaratat e Vjosa Osmanit në BBC kanë qenë të tepruara.

Ai thotë se vendet e rajonit kanë nivele shumë më të larta të korrupsionit dhe qytetarët e atyre vendeve nuk bëjnë deklarata kaq thumbuese ndaj vendit të tyre.

“Prindoni dhe Vjosa Osmani ka disa vite që marrin rroga nga ky shtet i Kosovës falë pozitave të tyre zyrtare. Prindoni dhe Vjosa Osmani marrin rroga nga shteti dhe e shajnë Kosovën”, thotë ai në Pressing.

Tutje ai ka bëri krahasime të Kosovës me vendet e rajonit dhe kujtoi që Osmani ka qenë pjesë e LDK-së për disa vite me radhë.

“Të nisemi me vendet e rajonit. Mali i Zi. Gjukanoviq ka lidhje direkte me bosat e drogës. Kjo dihet. Po nuk e bëjnë publike jashtë. Njëjtë në Maqedoni, Serbi, Bosnjë e mos të flasim për Shqipërinë ku aty nuk dihet se cfarë niveli të alrtë të korrupsionit ka. Mos u brengosni. BE dhe ndërkombëtarët e dijnë se cfarë niveli të korrupsionit ka këtu. Ajo doli si amatere dhe foli si anëtare e shoqërisë civile që kërkon fonde. Jeta Xharra ka marrë miliona, por nuk e ka denoncuar askënd për korrupsion të madh. E dijmë këtë. Vjosa Osmani nuk ka dalur prej xhenetit. Ajo ka ardhur nga LDK që ishte në pushtet për disa vite me radhë dhe njihet për korrupsion”, shtoi ai. /

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar t’i zyrtarizoj kandidaturat…