Valon Syla për Kurtin: Aq larg Bidenit, sa që as dylbitë e Prindonit s’të afrojnë ngat

20 gusht 2024 | 19:14

Gazetari Valon Syla ka shkruar rreth qëndrimit të Kurtit në SHBA me ftesë të NDI, në Konventën e Demokratëve.

Syla në postimin e tij, thotë se Kurti ishte aq larg “sa edhe dyrbitë e Prindonit s’të afrojnë ngat”.

E more Albin Kurti. Vet i 100 mijëti…
I shajshe ata që të lutshin me i marrë 4 këmisha të bardha për në Shtëpi të Bardhë, tash kqyr aq larg sa që as dyrbitë e Prindonit stë afrojnë ngat.
E ma ngat smujte, veç në prehën me ju ulë Bidenit… more papak i llodhët e posaçërisht i izoluar nga krejt ata që përpos që të çliruan edhe të nxorrën nga burgu.
Bukëpërmys.”, shkroi gazetari Valon Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur personi më i vjetër në botë. Ajo ishte…