Valon Syla: Qeveria i bleu vaksinat për zgjedhjet lokale, jo kur kanë nevojë qytetarët
Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen që siguron blerjen e vaksinave kundër koronavirusit, pas një vonese të madhe nga qeveria për të siguruar ato. E këtë blerje të vaksinave gazetari Valon Syla, e cilëson si blerje para zgjedhjeve lokale.
Syla, përmes një postimi në Facebook, shkroi se Qeveria Kurti i ka blerë këto vaksina pak para zgjedhjeve lokale, kur pritet edhe të filloj vaksinimi masiv.
Syla shtoi se ato nuk janë blerë kur duhej dhe kur kishin nevojë qytetarët.
“Qeveria Kurti i ka ble vakcinat për zgjedhje lokale, sepse atëherë e ka planin të filloj vakcinimin masiv. Jo tash kur kanë nevojë kosovarët. Kaq’’, shkroi Syla.
Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nënshkruar marrëveshjen që i siguron këto vaksina, derisa numri i viktimave gjatë muajve të fundit ka qenë shqetësues, gjithashtu edhe i të infektuarve.