Valon Syla shpjegon pse maqedonasit po bëjnë Aleanca me shqiptarët
Analisti Valon Syla ka dhënë versionin e tij në Pressing në T7 mbi arsyet pse maqedonasit po bëjnë aleancë me shqiptarët.
Ai tha se shqiptarët janë faktor stabiliteti.
“Pse ishte sot Pendarovski (Presidenti i Maqedonisë V.) në Prishtinë, ai i ka zgjedhjet në Maqedoni, ai po kërkon mbështetje. Si nuk i frikësohet Pendarovski, apo një Maqedoni e re, një flirti me shqiptarët në kohën kur VMRO-ja në të gjitha sondazhet si një parti populiste-nacionaliste, që po udhëheq në sondazhe për atë maqedonët nuk po frikësohen të flirtojnë apo bëhen aleatë me shqiptarë dhe atë për herë të parë haptazi”.
“Njëherë duke e ndihmuar emërimin e kryeministrit si Talat Xhaferi, si shef politik i Maqedonisë së Veriut, dhe në anën tjetër nuk po shkojnë më në Beograd, por po vijnë në Prishtinë. Kjo mendoj që është shumë e madhe dhe ndryshim i madh edhe për LSDM-në dhe sidomos për Maqedoninë, dhe këtu mendoj që duke i pa këto lëvizje. Duke parë VMRO-në me Vuçiqin, duke pa zgjedhjen e kryeministrit shqiptar atje dhe duke pa Pendarovskin në Prishtinë, po shihet pak a shumë një reflektor i politikës së madhe veri-atlantike, të NATO-s dhe vendeve të QUIN-it, se shqiptarët si faktor stabiliteti…”, u shpreh Syla në Pressing, transmeton Express.