Valon Tolaj, drejtor menaxhues i AKP-së
Ish-këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Valon Tolaj, është emëruar drejtor menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Vendimi për emërimin e Tolajt është marrë nga Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e rregullt e cila është mbajtur të hënën.
Mandati i drejtorit menaxhues të AKP-së është katërvjeçar.
Po ashtu në mbledhjen e Bordit të drejtorëve është miratuar transaksioni nga shitja e aseteve në likuidim SHAL 42 si dhe propozimet për aprovim të listës së shitjes së aseteve në likuidim SHAL 43A.
“Në këtë mbledhje Bordi i drejtorëve vendos që bazuar në nenin 7, paragrafi 7.1, të marrëveshjes së shitblerjes për diferencën e mos përmbushjes së zotimeve në vlerë prej 9 441 768.83 euro, ndërmarrja e re ‘Sharrcem’ të paguaj si çmim shtesë për blerjen e aksioneve. Po ashtu Bordi i drejtorëve ka marrë vendim që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet ‘Grand Hotel’ Prishtinë; ‘MIM’ Golesh dhe ‘XIM”’Strezovc të ndiqen hapat ligjor për inkasimin e këtyre ndëshkimeve”, është thënë në njoftimin e AKP-së.
/Epoka e re/