Valon Xhemajli shkruan letër emocionuese për shokun e klasës Blerim Hamëz Jasharin në 22 vjetorin e rënjes

07 mars 2020 | 15:49

Letër emocionuese për shokun e tij të ndjer Blerim Hamëz Jashari, ka shkruar shoku i tij i klasës Valoni teksa ka kujtuar se pikërisht në këtë mars po bëhen 22 vite nga rënja heroike e familjës së Komandantit legjendar Adem Jashari.

Postimi i plotë i Valon Xhemajlit:

I dashur Blerim Hamëz Jashari shoku im i bankës!

Këtë mars të vitit 2020 po bëhen sakt 22 vite, pa ty shoku im i bankës.

Dora kriminele serbe në atë mëngjes marsi të vitit 1998,të ndau fizikisht nga ne, shokët e klasës së V/5-ë.

Une çdo ditë kur shijoi lirinë më kujtohet në rreshtin e mesit banka e tretë në shkollën fillore tash “Shaban Jashari“ ku uleshim së bashku, më kujtohesh Ti miku im.

Ti nuk erdhe në shkollë dhe as në banken ku uleshim së bashku që nga sulmi i parë më daten 22 Janar 1998.

Unë asnjëherë nuk të pashë, nuk u ula me ty, nuk luajta më në kopsht të shkollës as nuk dola më në pushim të gjatë.

Blerim Hamëz Jashari sot unë jam rritur jam bërë 34 vjeç.

Gjaku yt, i familjes tënde, bacit Shaban Jashari, Komandantit Adem Jashari, bacës Hamëz Jashari u bë dritë, liri e jetë për mua për familjen time e Kosovën tonë.

Para veprave tuaja përulem unë dhe e gjithë shqiptaria.

Lavdi dhe përulje Epopesë se UÇK-së 5, 6 dhe 7 mars 1998 Lavdi familjes Jashari, ka shkruar ndër tjera shoku i bankës i Blerim Hamëz Jasharit, Valon Xhemajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se plotësisht pajtohet…