Valtonen: Finlanda e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

05 shtator 2024 | 13:23

Ministrja  e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur i para mediave se çfarë është biseduar në këtë takim.

Kryediplomatja finlandeze ka thënë se kanë u diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Po ashtu, Valtonen ka thënë se Finlanda është përkrahëse e Kosovës dhe do të bëjë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbinë.

“Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, ka thënë Valtonen, duke shtuar se Finlanda ka qenë dhe mbetet mike e fuqishme e Kosovës.

“Finalja ka qenë dhe mbetet mike e fuqishme i Kosovës. Kjo u theksua në takimin që patëm sot. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”, ka thënë kryediplomatja finlandeze.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman,…