Valverde: Barça varet nga Messi

04 prill 2019 | 13:03

Barcelona barazoi 4-4 me Villarealin, ndërsa Leo Messi e filloi ndeshjen nga stoli.

Trajneri Ernesto Valverde ka zbuluar se përse vendosi që ta lë argjentinasin në stol.

“Sigurisht se ne varemi nga Messi. Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Gjithsesi ne arritëm të shënonim dy gola në fillim pa të në fushë. Ishte një ndeshje e çmendur. U duk sikur do të fitonim lehtë, por më pas gjithçka u komplikua. Ne nuk arritëm ta bënim presingun e duhur dhe ata përfituan nga kundërsulmet”, ka deklaruar Valverde.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kylian Mbappe është në gjurmët e emrave më të…