Valverde e pranon: Reali na bëri të vuajmë  

19 dhjetor 2019 | 14:04

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Real Madridit në barazimin pa gola në “Camp Nou”.

“Është normale që kemi vuajtur, ata (Real Madridi) kanë një skuadër të madhe. Gjëja më normale është se Reali luftoi deri në fund dhe jo ajo që ne kemi vënë pesë mbrojtës mbrapa”, ka thënë Valverde.

“Ata zhvilluan një presion të lartë në pjesën tonë, por ne krijuam lojën tonë dhe dolëm në disa raste para golit të tyre, por nuk arritëm të shënonim”, ka shtuar Valverde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nokia 800 Tough” është një telefon i vogël, pothuajse i…