Valverde: Edhe të shtunën do luajmë për fitore

28 shkurt 2019 | 12:13

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, kërkon që ekipi i tij të përmirësohet më shumë në repartin e avancuar. Ai e pranoi që Reali bëri një ndeshje mjaft të mirë, por katalanasit korrigjuan gabimet në pjesën e dytë.

“U luajtën dy pjesë loje shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Ata ishin më mirë në pjesën e parë. Na bënin shumë presion dhe na morën shumë topa me ritmin e shpejtë të lojës. Pastaj me fillimin e pjesës së dytë ishim më këmbëngulës. Ata nuk shënuan dot në 45 minuta, ndërsa ne po. Mendoj se duhet të përmirësohemi akoma më shumë. Të shtunën është akoma më e vështirë”, ka thene Valverde.

I pyetur per paraqitjen e Luis Suarezit, Valverde është përgjigjur: “Në tërësi ai shënon gola dhe kjo është diçka e mirë. Nuk do të ketë shumë lojtarë që në këtë sezon do t’i shënojnë dy ‘hat-tricke’ skuadrës së Realit. Të shtunën? Është tjetër histori në kampionat. Do të luajmë për fitore, por sigurisht që duhet të përmirësohemi”, ka shtuar trajneri i Barcelonës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati për Projektligjin për automjete ka kaluar në akuza në…