Valverde i mungon sonte Realit, dyshohet se është infektuar me Covid-19

18 prill 2021 | 12:41

Real Madridi sonte do të luajë ndaj Getafes pa talentin Federico Valverde.

Kjo pasi Valverde dyshohet se është infektuar me Covid-19.

Në një komunikatë të lëshuar nga Real Madridi bëhet me dije se Valverde është në izolim nga dje pasi kishte kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Real Madrid CF komunikon se lojtari ynë Fede Valverde ka qenë në izolim që nga dje, e shtunë, 17 prill, pasi ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një person që ka rezultuar pozitiv për Covid-19, edhe pse lojtari ka dhënë një rezultat negativ në të gjitha testet që janë kryer. Fede Valverde nuk do të jetë në dispozicion sot për ndeshjen kundër Getafe CF”, theksohet në komunikatën e lëshuar nga klubi madrilen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe një herë…