Valverde: Konkurrenca Messi-Ronaldo ka marrë fund

22 gusht 2018 | 21:34

Konkurrenca midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos ka marrë fund.

Ky është mendim i trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde i cili tashmë është kurioz të dijë se çfarë ndikimi do të ketë ikja e Ronaldos në performancën e skuadrës në Uefa Champions League.

“Largimi i Ronaldos ka përfunduar konkurrencën mes tij dhe Messit sepse njerëzit nuk e përmendin njërin, pa e përmendur tjetrin. Shumë njerëz janë të interesuar, që të shohim se si futbolli i Real Madridit do të ndikohet dhe çka mund të bëjnë ata në tregun e transferimeve. Po ashtu do të shohim se si do të ndikojë largimi i Ronaldos në La Liga dhe ndryshimi i klubit në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Ernesto Valverde.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se…