Valverde: Liverpooli nuk vjen në ‘Camp Nou’ për t’u mbrojtur
01 maj 2019
| 13:35
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka paralajmëruar se ndeshjet me Liverpoolin do të jenë të një niveli të lartë, ku të dyja skuadrat kanë cilësitë e duhura për të kaluar në finale.
“Nuk e di nëse jemi dy ekipet më në formë në Evropë, por natyrisht se pasi luajmë në gjysmëfinale, tregon që kemi bërë mirë, si ne po ashtu edhe ata. Liverpooli është ende në garë për titullin e Premier Ligës, derisa ne e kemi fituar atë në ligën tonë. Do të kemi një ekip shumë të fortë, që ka sulmues shumë të rrezikshëm, por edhe një trajner ekspert”, ka thënë Valverde.
“Ata nuk do të vijnë në ‘Camp Nou’ për t’u mbrojtur, prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe në mbrojtje pasi sulmuesit e tyre mund të na dënojnë në çdo moment”, ka deklaruar Valverde.