Valverde: Nuk e di kur do të luajë Messi
28 shtator 2019
| 12:32
Trajner i Barcelonës, Ernesto Valverde në një konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen, ka folur për gjendjen e Lionel Messit. Ai fillimisht foli për ndeshjen, duke theksuar se katalanasit kanë vuajtur dukshëm nga Getafe.
“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë kundër tyre, pavarësisht se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Është një skuadër që të lë shumë pak hapësira”.
Sigurisht që tema më e rëndësishme mbetet Lionel Messit, me trajnerin që nuk jep një datë të saktë për rikthimin e argjentinasit. “Nuk e di për sa kohë do të qëndrojë jashtë, por ne shpresojmë që të kthehet sa më parë. Messi me siguri do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit”.