
Valverde pozitiv me Covid-19
21 prill 2021
| 20:08
Fede Valverde ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Real Madridit.
“Pas testeve të kryera sot, lojtari ynë, Fede Valverde, ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Ai është vet izoluar menjëherë dhe do të qëndrojë i mbyllur deri në rezultatin negativ. Ky është një lajm i keq për Zinedine Zidanen, sepse sipas të gjitha gjasave, s’do të mund të jetë i gatshëm për sfidën me Chelsean në Ligën e Kampionëve.
Official Announcement: Fede Valverde.#RealMadrid
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) April 21, 2021