Valverde: Të luash për Realin është fantastike
Pritet spektakël dhe vetëm spektakël. Mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet kompeticioni më i bukur, në botën e futbollit, UEFA Champions League, me “Bavarezët” e Bayern Munich, që do të presin, në “mitikun” e tyre, “Allianz Arena”, “Galaktikët” e Real Madrid, në sfidën e parë gjysmëfinale, të këtij turneu.
Siç e do zakoni, një ditë para sfidës u zhvilla edhe konferenca e zakonshme për shtyp, nga ku tekniku i spanjollëve, Carlo Ancelotti ishte edhe “ylli” uruguajan i mesfushës, Federico Valverde, i cili theksoi se 14 herë fituesit e këtij kompeticioni po kalojnë një moment fantastik, ndërsa shtoi se të luash për atë skuadër është një përvojë shumë e mirë.
“Jam i lumtur se si ka qenë ky vit për mua, po argëtohem duke luajtur shumë minuta si titullar, po argëtohem në maksimum. Të luash me fanellën e Real Madrid është gjëja më e mirë që mund të provojë një futbollist. Po përfitoj sa më shumë, kemi një moment pozitiv”, u shpreh “fantazisti”, gjatë konferencës për shtyp.