Van Bommel: Nuk jemi gati ta mposhtim këtë lloj skuadre

22 korrik 2022 | 10:15

Trajneri i ekipit Royal Antwerp, Mark van Bommel, ka folur pas ndeshjes së rrethit të dytë të Conference League ku ekipi i tij luajti 0:0 me Dritën nga Gjilani.

Bommel tha se ende nuk janë të gatshëm ta mposhtin këtë lloj të skuadrës siç është Drita.

“Nuk jemi ende gati t’i mposhtim këto lloj të skuadrave. Ata (Drita) luajtën shumë në mbrojtje, ashtu siç edhe e prisnim. Ne dhamë pak, patëm katër ose pesë raste të mira. Pati edhe një situatë penalltie, që s’dua të ankohem. Një gol i hershëm e bën gjithçka shumë më të lehtë. Na duhet durim kundër një mbrojtjeje të tillë siç bëri kundërshtari ynë “- tha Bommel.

Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Royal Antwerp, do të luhet më 28 korrik në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Piraj, pronari i fabrikës së përpunimit të mishit “Meka”,…