Van Bronckhorst emërohet trajner i Beshiktashit
Beshiktashi ka zgjedhur një holandez për trajner. Fituesit e Kupës së Turqisë kanë zyrtarizuar Giovanni van Bronckhorst si timonierin e ri të skuadrës.
49-vjeçari nga Rotterdami ka firmosur një kontratë (2+1)-vjeçare me bardhezinjtë nga Stambolli. Pjesë e të cilëve janë edhe Ernest Muçi e Milot Rashica.
Van Bronckhorst ka drejtuar në Holandë (Feyenoord), Kinë (Guangzhou City) dhe Skoci (Rangers). Me ekipin tulipan fitoi titullin, Kupën (2x) dhe Superkupën (2x).
Ndërkohë që në stolin e Rangers fitoi Kupën e Skocisë, teksa mbërriti në finalen e Evropa Ligës në 2022. Që u fitua Eintracht Frankfurt.
Si futbollist është aktivizuar me skuadra si Barcelona, Arsenal, Feyenoord dhe Rangers. Duke fituat tituj të shumtë, ku bie në sy Liga e Kampionëve me katalanasit.