Van de Beek-De Jong zëvendësojnë Robbenin dhe Riberyn
13 dhjetor 2018
| 14:14
Nuk është më një mister që sezonin e ardhshëm Bayern Muncheni do t’i nënshtrohet një revolucioni sa i përket kontingjentit të lojtarëve.
Futbollistë si Arjen Robben dhe Franck Ribery do të largohen në fund të sezonit dhe të tjerë mund të shiten gjatë afatit kalimtar të verës, duke nisur kështu një cikël të ri te “bavarezët”, të cilët do të bazohen te talentët e rinj, ku disa prej tyre mund të vijnë nga Holanda.
Van de Beek dhe De Jong të Ajaxit janë dy objektivat kryesore për ta përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.