Van de Beek e kërkon largimin nga Unitedi

16 mars 2021 | 12:39

Donny van de Beek po e kërkon me ngulm largimin nga Manchester United në fund të këtij sezoni.

Mesfushori holandez kaloi te “Djajtë e Kuq” në verën e kaluar nga Ajaxi, mirëpo nuk është duke pasur shumë hapësirë.

Ole Gunnar Solskjaer nuk e preferon edhe aq lojtarin, me këtë të fundit që raportohet se ka dorëzuar kërkesën për largim.

Sipas asaj që raporton “Daily Star”, Van de Beek kërkon të luajë më shumë dhe në Old Trafford nuk e ka këtë mundësi.

Kështu, holandezi e shënjestëron ndonjë skuadër tjetër nga Liga Premier, por nuk përjashtohet aq aventura në Serie A.

Manchester United mund të shesë mesfushorin në shumën e 30 milionë eurove edhe pse paguan 45 milionë euro te Ajaxi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duka i Edinburgut, Princi Philip, ka dalë nga një spital…