Van de Beek pritet te huazohet në Frankfurt

19 dhjetor 2023 | 12:49

I afruar me shumë bujë tek Manchester United në vitin 2020 nga radhët e Ajaxit, Donny van de Beek nuk mundi për asnjë moment të shndërrohej në një lojtar të rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.

Holandezi përfundoi sezonin e shkuar në huazim te Evertoni, ndërsa tashmë “paketon” sërish valixhet dhe përgatitet për një eksperiencë të re në Gjermani, te Eintracht Frankfurt.

Unitedi dhe Frankfurti kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit nëpërmjet formulës së huazimit me gjermanët që do të paguajnë 11 milionë euro plus katër të tjera në formën e bonuseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll…