Van Der Vaart kritikon Ten Hagin: Idiotësi zgjedhja e McTominay para Casemiros

04 tetor 2022 | 13:21

Një goditje e minutës së fundit ishte ajo e Manchester United me transferimin e Casemiros nga Real Madrid.

Anglezët shpenzuan plot 70 milionë paund për mesfushorin, por trajneri Erik Ten Hag çuditërisht e ka lënë në stol duke i besuar Scott Mctominay.

Një zgjedhje që sipas ish-futbollistit Rafael van Der Vaart është një idiotësi e teknikut holandez të “Djajve të Kuq”, pasi në këtë formë i hap probleme vetes.

“Ten Hag duhej të kishte hedhur në fushë nga minuta e parë Casemiron në derbin ndaj Manchester City. Unë e kuptoj, skuadra nisi të fitonte me McTominay në fushë dhe ishte e vështirë ta përjashtoje nga 11-tëshja titullare. Por e theksoj se kjo zgjedhje e Ten Hag më duket një idiotësi pasi në këtë formë vetëm sa i hap probleme vetes”, ka thënë ish-futbollisti i Real Madridit dhe Tittenham Hotspur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka dalë kundër partisë…