Van der Vaart pensionohet nga futbolli
05 nëntor 2018
| 16:13
Lëndimet e shumta e shtyjnë holandezin të largohet nga futbolli aktiv.
Në moshën 35-vjeçare, Rafael van der Vaart detyrohet t’i japë lamtumirën futbollit.
Ish- reprezentuesi holandez, i cili prej disa vitesh luante në Danimarkë, fillimisht me FC Midtjylland dhe tani me Esbjerg, deklaroi se nuk mund të rikthehet më në fushë për shkak të një dëmtimi që e mundon prej shumë kohësh, transmeton “ksp”.
Van der Vaart u shpreh se do të kishte dashur të vazhdonte të luante gjatë, por fatkeqësisht pranoi se lëndimet e shpeshta nuk e lejojnë, ndaj është i detyruar të ndalojë së luajturi.
Ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer me ekipe të mëdha si Ajax, Real Madrid, Tottenham, ndërsa me Holandën numëron 109 ndeshje dhe 25 gola të shënuar.