Van Dijk do të operohet dhe rrezikon sezonin
18 tetor 2020
| 19:52
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk do i nënshtrohet një operacioni në gju, pasi pësoi një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar gjatë derbit të Merseyside.
Ai u dëmtua gjatë një përplasje të ashpër të pati me portierin Pickford, i cili ndërhyri në mënyrë shumë të ashpër.
Portieri anglez u shpëtua nga kartoni i kuq dhe penalltia vetëm nga fakti që mbrojtësi ishte në pozicion të parregullt.
Pas kontrolleve të detajuara, “Sky Sports” ka njoftuar se holandezi do të kryejë operacion. Koha e rikthimit për Van Dijk ende nuk dihet, pasi ai rrezikon që ta ketë mbyllur para kohe sezonin.