Van Dijk, futbollisti i vitit në Evropë
29 gusht 2019
| 19:58
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, është shpallur Futbollisti më i mirë i sezonit 2018/19 në Evropë.
Holandezi i priu Liverpoolit në triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në sezonin e mahnitshëm në Premier Ligë.
Van Dijk në garën e ngushtë për këtë çmim mposhti Lionel Messin e Cristiano Ronaldon që kanë dominuar në vjetët e fundit.