Van Dijk: Herët të flasim për titull
Liverpooli ka tetë pikë më shumë se Manchester City, pasi kampionët në fuqi të Anglisë dështuan në ndeshjen ndaj Wolves (0-2).
Pavarësisht kësaj epërsie, Virgil van Dijk, s’dëshiron të flasë për titull, duke insistuar se “gjithçka mund të ndodhë”. “Deri më tani kemi marrë shumë pikë. Ka gjithmonë hapësirë për t’u përmirësuar në lojën tonë. Ne duhet të fokusohemi në ndeshjet që kemi para dhe mos të shikojmë diferencën me pikë me të tjerët, përfshirë Cityn. Do të ketë kohë të vështirë që po vijnë, shembull dhjetori dhe janari (janë dy muaj me shumë ndeshje) dhe mendoj se gjithçka do të ndodhë”, ka thënë Van Dijk.
Tutje Van Dijk foli për humbjen e befasishme të Man City në shtëpi. “Nuk e prisja, natyrisht. Mendoj se të gjithë prisnin ndeshje të vështirë për Cityn, por kur City luan në shtëpi nuk ndodh pothuajse kurrë që të mos shënojnë të paktën një gol. Ishte paraqitje fantastike nga Wolves, dhe duhet t’i përgëzoni ata. Por, ata (City) do të tentojnë të kthehen nga kjo. Deri atëherë, unë duhet të fokusohemi te futbolli me Kombëtaren”, ka deklaruar Van Dijk.