Van Dijk: Jam i lumtur që nuk luaj në Spanjë

02 maj 2019 | 17:01

Performanca e Lionel Messit e ka mahnitur edhe mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Holandezi ka thënë se skuadra angleze humbi nga lojtari më i mirë në botë, kurse është i lumtur që nuk luan në Spanjë për shkak të Messit.

“Liverpooli nuk humbi ndaj Barcelonës, por humbi ndaj Lionel Messit. Nuk është turp të pranosh humbjen kundër lojtarit më të mirë në botë. Është një talent unik. Kur Messi është në formën e tij më të mirë dhe ti je përballë, nuk mund të bësh absolutisht asgjë. Jam i lumtur që nuk luaj në Spanjë, pasi do të më duhej të përballesha çdo sezon kundër tij. Shënoi dy gola dhe jam totalisht i zhgënjyer”, ka deklaruar Van Dijk.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu,…