
Van Dijk, lojtari i vitit në Premier Ligë
12 maj 2019
| 14:59
Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk është shpallur lojtari më i mirë i sezonit 2018/2019 në Premier Ligë.
Reprezentuesi holandez po kompleton një sezon të jashtëzakonshëm në fanellën e Liverpoolit. Fitimi i këtij trofeu është diçka e rrallë në futbollin anglez, pasi hera e fundit që këtë e ka bërë një mbrojtës, ishte sezoni 2011/2012, kur Vicent Kompany i Manchester Cityt ishte zgjedhur më i miri.