Van Dijk, lojtari më i shpejtë në Ligën e Kampionëve
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është shpallur futbollisti më i shpejtë në sezonin e fundit të Ligës së Kampionëve.
Qendërmbrojtësi holandez i la prapa lojtarët e shpejtë si Gareth Bale, Kyle Walker dhe Leroy Sane, për ta regjistruar sprintin më të shpejtë në këtë garë, të cilin i ndihmoi Liverpoolit ta fitojë duke e mundur Tottenhamin në finale.
Van Dijk, i cili së fundmi u shpall edhe Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s, vrapoi 34.5 km/h në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Barcelonës, sipas raportit të UEFA-s.
Ai, bashkë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, është po ashtu edhe në mesin e tre futbollistëve në listën e ngushtë për Lojtarin më të Mirë të Vitit të FIFA-s.
Van Dijk e la prapa Sanen e Manchester City, i cili kapi shpejtësinë 34.4 km/h në një ndeshje kundër Hoffendeim.
Walker ishte i treti me shpejtësi 34.2 km/h në ndeshjen e City kundër Tottenhamit në çerekfinale, derisa Bale ishte i katërti me shpejtësi 33.8 km/h kundër Romës.