Van Dijk: Ndaj Unitedit mund të kishte përfunduar edhe më keq

06 janar 2025 | 11:44

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk foli për BBC pas barazimit 2-2 të “Reds” kundër Manchester United në Premier Ligë. Një ndeshje me njëmijë fytyra, e cila pa skuadrën e Slot fillimisht të rikuperojë disavantazhin dhe më pas të rikuperohej nga “Djajtë e Kuq”.

“Mund të kishte përfunduar shumë më keq nëse ata do të kishim realizuar në fund. Duhet të jemi absolutisht të sinqertë me veten. Ata patën një shans të madh në fund, që mund të ishte shumë më keq për ne. Do të kishim dalë pa pikë”, ka thënë Van Dijk. “Unë jam padyshim i zhgënjyer që kemi humbur pikë në shtëpi, por është ashtu siç është dhe ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë”, ka deklaruar mbrojtësi holandez, që më tej shtoi: “Pasi dolëm në avantazh duhej të kishim menaxhuar lojën me pasime, por gabuam”.

“Ndonjëherë ne e humbnim topin shumë lehtë dhe pastaj ishim më të ekspozuar nga sa duhej të ishim. Ne nuk jemi perfekt, ne ende po mësojmë dhe duhet të mësojmë edhe nga kjo ndeshje”, ka pohuar Van Dijk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se çdo garanci të sigurisë…