Van Dijk pas koronavirusit: Kam menduar tërheqjen nga futbolli

10 maj 2020 | 16:36

Virgil Van Dajk si shumë lojtarët të tjerë, nuk e ka kaluar aspak mirë këtë periudhë izolimi për shkak të Koronavirusit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi holandez është shprehur se ka qenë një situatë shumë e vështirë, teksa ka treguar se gjatë kësaj kohe ka menduar për tërheqjen nga futbolli dhe çfarë do të bëjë pasi të ketë varur këpucët mbi gozhdë.

“Është e vështirë të mos jesh në fushë, të stërvitemi, të shprehim talentin tonë, të përgatitemi për ndeshje, të rri kaq shumë pa parë shokët e mi të skuadrës, me të cilët kemi kaluar shumë momente bashkë. Nuk e kisha përjetuar më parë këtë ndjenjë duke qëndruar i izoluar.
Kjo na ka bërë të vlerësojmë gjërat më shumë sesa më parë. Kjo më ka bërë të mendoj për tërheqjen nga futbolli dhe çfarë do të bëj më pas. Kam menduar se çfarë mund të bëj pas karrierës si futbollit”, u shpreh Van Dijk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i është përgjigjur…