Van Dijk pasi emërimit kapiten i Liverpoolit: Jam krenar dhe i lumtur

01 gusht 2023 | 15:21

Mbrojtësi holandez Virgil Van Dijk është kapiten i ri i Liverpoolit.

Qendërmbrojtësi, tashmë mbajtës i shiritit te kombëtarja holandeze, është bërë edhe lideri i ri i ekipit anglez.

“Është një ditë shumë e veçantë për mua që të marr shiritin e kapitenit të kësaj skuadre. Jam vërtet shumë krenar dhe i lumtur. Unë jam tashmë kapiten i Holandës dhe gjithashtu të qenit kapiten i Liverpoolit është diçka vërtet unike”, ka thënë Van Dijk.

“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të shlyer këtë besim. Është një krenari e madhe për mua, për familjen time, për fëmijët e mi. Nuk do të jetë e lehtë ta kem këtë rol, por unë jam gati dhe mezi pres të filloj edhe në fushë”, ka shtuar Van Dijk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i brendshëm francez ka bërë me dije se do…