Van Dijk shpreson për fitoret e Liverpool-it, mendon se moti i mirë favorizon skuadrën

22 prill 2019 | 17:44

Qendërmbrojtësi i Liverpool-it, Virgil Van Dijk, ka shprehur edhe njëherë dëshirën e tij të madhe për fitoret e Liverpool.

“The Reds’ janë në garë për titullin në kampionatin anglez dhe në kompeticionin më prestigjioz në Evropë, në Ligën e Kampionëve.

Holandezi i cili në disa prej ndeshjeve të fundit ka bartur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës, ka thënë se dëshiron që skuadra të vazhdojë me fitoret.

Ai tutje ka thënë se do të mirëpriste edhe një klimë të mirë gjatë ndeshjeve të fundit, pasi Liverpool kishte gabuar dy herë gjatë këtij sezoni kur moti ishte me shi.

“Mundohemi të mbajmë kokën e qetë, të mos kemi panik dhe do të kemi mundësi sepse ne kemi shumë kualitete në skuadër dhe asnjë skuadër nuk mund të mbrohet për 90 minuta”, ka thënë Van Dijk, transmeton “lajmi.net”.

“Gjithmonë do të ketë hapësira në disa momente, të cilat ne mund t’i shfrytëzojmë, ashtu siç kemi bërë deri më tani” ka thënë tutje holandezi.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të vazhdojmë të luajmë dhe të fitojmë.”

“Duhet ta shijojmë këtë dhe shpresoj që moti do të jetë i mirë deri në fund të kësaj kampanje” ishin fjalët e Van Dijk.

Virgil Van Dijk me skuadrën do të kthehen në aksion gjatë ditës së premte, ku në kuadër të Premierligës do të përballen me tashmë të rënët nga liga, Huddersfield.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja e së dielës ishte dyfish speciale për Paris Saint…