Van Dijk takohet me Wenger për t’u konsultuar në lidhje me mbajtën e Botërorit çdo dy vjet

14 nëntor 2021 | 12:41

 

Mbrojtësi i Liverpool-it, Virigil van Dijk është takuar me Arsene Weger për të paralajmëruar ish-trajnerin e Arsenalit se mbajtja e Kupës së Botës çdo dy vjet do të ishte një gabim.

Wengeri, i cili tani është shefi i zhvillimit të futbollit global në FIFA, po udhëheq një konsultim për një kalendar të ri ndërkombëtar për meshkuj nga viti 2024.

Francezi ka qenë në ballë të propozimeve të diskutueshme të organit qeverisës për një turne të madh çdo qershor dhe uljen e hendekut midis Kupave të Botës nga katër në dy vjet.

UEFA ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj ndaj propozimeve, ndërsa të tjerët e kanë kritikuar iniciativën dhe Van Dijk është i fundit që ka folur kundër planeve të Wengerit.

Holandezi ka zbuluar se ai ka udhëhequr një delegacion lojtarësh të Liverpool për t’i thënë Wengerit se propozimet e tij do të rrezikojnë lojtarët elitë të botës pasi ish-trajneri kishte kërkuar një takim për të vlerësuar reagimin e skuadrës së Jurgen Klopp, sipas “The Mirror”.

“Nuk duhet të ankohemi, por ndeshjet po grumbullohen”

“Të luash ndeshje është gjëja më e madhe për çdo futbollist. Por duhet të bëhen zgjedhjet e duhura dhe njerëzit duhet të shikojnë shëndetin dhe sigurinë e lojtarëve.Për këtë po flasim. Në Angli, ne flasim për këtë me PFA-në (federatën angleze), por disa javë më parë m’u kërkua konkretisht të flisja me zotin Wenger dhe lojtarët e ekipit tonë për idenë e të pasurit një Kupë Bote çdo dy vjet. Unë e vlerësoj që këto diskutime zhvillohen me ne. Por nëse ne, si lojtarë të moshuar në Liverpool dhe klube të tjera të mëdha në Angli, japim mendimin tonë, atëherë mendoj se është koha që ata të fillojnë të dëgjojnë”, ka thënë ai.

Për lehtësimin e Klopp, Van Dijk është rikthyer në aksion këtë sezon pasi dëmtimi i ligamentit kruciat e la jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të krizës mbrojtëse të Liverpool-it.

Por me qendërmbrojtësin e rikthyer në vijën e pasme, “Reds” janë rikthyer dhe po sfidojnë për titullin me kalimin në 1/16 të Ligës së Kampionëve të siguruar.

“Mendoj se mund të jem shumë i kënaqur me mënyrën se si jam rikthyer nga një dëmtim kaq i komplikuar në gju. Por dëmtimi im ishte rezultat i një goditjeje. Nuk ishte nga ato momentet kur askush nuk ishte pranë dhe gjuri të shkonte. Kur mendoj për këtë, kjo e bëri më të lehtë të ecja sërish përpara”, është shprehur ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e Paul Walker, Meadow, ka zbuluar se është shëruar…