Van Dijki befason Kloppin

27 korrik 2020 | 13:51

Jurgen Klopp këmbëngul se Virgil Van Dijkut nuk i nevojitej më shumë lavdërim pas kompletimit të një sezoni mbresëlënës me Liverpoolin, edhe pse e pranoi se mbrojtësi holandez e ka tejkaluar çdo pritje.

Van Dijk nuk ka munguar as edhe një minutë për Liverpoolin në Premierligë këtë sezon, duke i ndihmuar skuadrës ta fitojë titullin dhe ta lërë 18 pikë mbrapa rivalin Manchester City.

Përfaqësuesi i Holandës kishte luajtur çdo ndeshje edhe në sezonin paraprak 2018/19 në ligë, kur të kuqtë e kishin humbur titullin në ditën e fundit ndaj City. Van Dijk është vlerësuar si njëri prej qendërmbrojtësve më të kompletuar dhe më vazhdimësinë më të madhe në Premierligë që prej se iu bashkua Liverpoolit nga Southampton, por Klopp thotë të jetë mahnitur nga mendësia e tij.

“Nuk jam i sigurt se ai ka nevojë për edhe një orë lëvdata. Ai është i mirë, shumë i mirë. Ai është qendërmbrojtës i madh. Ne e dinim kur e blemë se morëm një lojtar shumë të mirë, por në përgjithësi doli të jetë i veçantë, nuk e dinim këtë”, ka thënë Klopp.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turjan Hysko dhe Orinda Huta sot kanë një arsye të…