Van Dijki: Ky lojtar e meriton ‘Topin e Artë’  

02 qershor 2019 | 13:51

Pasi ka fituar Ligën e Kampionëve dhe është zgjedhur lojtari më i mirë i finales, por lojtari i vitit në Premier Ligë, Virgil Van Dijk po shihet si kandidat serioz edhe për “Topin e Artë”.

Megjithatë, mbrojtësi holandez nuk e mendon një gjë të tillë, pasi beson se Leo Messi është favorit për të fituar “Topin e Artë”.

“Mendoj se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë. Mendoj se ai e meriton ‘Topin e Artë’ për sa kohë do të luajë futboll, ndaj ky çmim nuk është diçka që e kam në mendje. Natyrisht, nëse ndodh do ta pranoj, por nuk mendoj se do të ndodhë. Jam i bindur që Messi është ende numri 1 në botë. Nuk ka rëndësi nëse shkon apo jo në finalen e Ligës së Kampionëve”, ka thënë Van Dijk.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompleksi i Njugrejnxhit është ndërtuar rreth 3200 vjet para erës…