Van Dijki, mbrojtësi i vitit në Premier Ligë
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Premier Ligë, ndërsa ylli i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka marrë çmimin për futbollistin më të mirë të ri.
Qendërmbrojtësi holandez është paraqitur në të gjitha ndeshjet e Liverpoolit në ligë këtë sezon, duke ndihmuar “Të Kuqtë” të mbajnë portën e paprekur në 19 paraqitje.
“Mendoj se është vlerësimi më i madh që mund t’iu bëhet si lojtar që merr vota nga lojtarët tjerë me të cilët luan çdo javë”, ka thënë ai.
Holandezi iu bashkua Liverpoolit në janar të vitit 2018 për 75 milionë funte nga Southamptoni. Liverpooli këtë sezon është i dyti, me 36 ndeshje të zhvilluara e duke pësuar vetëm një humbje. Van Dijk është vetëm mbrojtësi i tretë që e merr këtë çmim.