Van Dijki tregon pse e refuzoi Cityn para Liverpoolit

11 maj 2020 | 12:10

Mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, ka zbuluar arsyet e tij për transferimin te Liverpooli në janar të vitit 2018, kur u largua nga Southamptoni.

Dijk kishte tërhequr interesim të madh nga shumë klube evropiane, derisa në mesin e tyre ishte edhe Manchester City.

“Para se ta merrja vendimin për ta zgjedhur Liverpoolin, unë shikova të gjitha aspektet e klubeve: mënyrën e lojës, bashkëlojtarët, të ardhmen gjithashtu”, u shpreh Van Dijk.

“Mendoj se Liverpooli në atë kohë kur e mora vendimin ishte vendimi i duhur dhe sigruisht arritja në finalen e Ligës së Kampionëve në gjashtë muajt e mi të parë pa dyshim ishte një bonus i madh dhe më ndihmoi shumë në zhvillimin tim”, ka shtuar Van Dijk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti kinez Xi Jinping i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm…