
Van Gaal po vuan nga kanceri
03 prill 2022
| 23:44
Trajneri i kombëtares së Holandës, Louis van Gaal ka dhënë një lajm të hidhur.
Gjatë një paraqitje në një televizion holandez, selektori i ‘Tulipanëve’ ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Trajneri ka bërë të ditur se aktualisht është duke vuajtur nga kanceri, përcjell lajmi.net.
Van Gaal është në krye të stoli të kombëtares së Holandës dhe pritet ta drejtojë Holandën në Kupën e Botës.
Trajneri ka qenë tejet aktiv kohëve të fundit nëpër media, por kurrë nuk ka bërë të ditur më herët për këtë gjë.